Disa lagje të Pejës tash e një muaj po përballen me mungesë të ujit të pijshëm

Peja

Disa lagje të Pejës tash e një muaj po përballen me mungesë të ujit të pijshëm

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 15:48
Ilustrim

Dega e AAK në Pejë ka reaguar lidhur me mungesë të ujit të pijshëm në disa lagje dhe fshatra të kësaj komune.

“Ka afro një muaj që Rajoni 1 i Vitomericës përballet me mungesë të ujit të pijes, ndonjëherë vije me shtypje shumë të vogël mirëpo shumicën e kohës nuk ka fare ujë. Madje shumë banorë po detyrohen te sigurojnë burime dhe furnizime të ujit në mënyra të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe rezervuarë të ndryshëm të cilët nuk garantojnë cilësinë e ujit të pijshëm”, thuhet në reagimin e AAK.

Më tej në reagim thuhet se AAK-ja ka përcjellë me shqetësim këtë problem të qytetarëve, duke pasur parasysh që Peja është qytet me asete të mëdha natyrore e qe po përballet me këto keqmenaxhime.

“Përpos Vitomericës probleme me ujë të pijes kanë edhe lagjet e tjera së fundmi edhe Lagjja Karagaçi po ballafaqohet me këtë problem si pasojë e një projekti kancerogjen që ka ndërmarr kryetari Muhaxheri. Probleme të mëdha vazhdimisht ka pasur edhe në Lagjet 7 Shtatori dhe Fidanishtë”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat