Sot në Pejë flitet për parandalimin e radikalizmit

Peja

Sot në Pejë flitet për parandalimin e radikalizmit

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë sot në Pejë do ta mbajë konferencën me titull “Përfshirja e komunitetit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”, që mbahet në kuadër të projektit të bashkuar kundër terrorizimit.

Ky projekt implementohet nga QKSS me mbështetjen e qeverisë amerikane. Derisa konferenca që do të mbahet ka për qëllim të që ngrit diskutim rreth sfidave të Kosovës në ballafaqimin me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin, si dhe gjetjen e praktikave me të mira drejt parandalimit dhe luftimit të tij. Këto tema ngërthejnë një spektër të gjerë të grupeve siç janë: roli i grave, nxënësve, gazetarëve dhe komuniteteve fetare në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Në panel do të jenë të pranishëm Florian Qehaja, drejtor ekzekutiv i QKSS në cilësinë e moderatorit, Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës, Nue Nikolla, komandant i Stacionit Policor në Pejë, si dhe Musli Arifaj, kryetar i Bashkësisë Islame në Pejë.

Ky projekt është pjesë e aktiviteteve të QKSS-së, në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, i cili do të implementohet në 11 komuna të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat