Të dielën një pjesë e Pejës mbetet pa rrymë

Peja

Të dielën një pjesë e Pejës mbetet pa rrymë

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 16:38
Ilustrim

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 1 – Nënstacionet”, të dielën, më 13 nëntor, nga ora 06:00 deri në ora 11:00 do të bëhet shkyçja e anës 10kV të transformatorit T2 në nënstacionin 110/35/10kV Peja 1.

Shkyçja bëhet për të mundësuar kushte të sigurisë në punë gjatë rehabilitimit të pajisjeve elektrike të nënstacionit në fjalë, thekson njoftimi i KOSTT.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 6 MWh/h).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat