Komunikacioni në Grykën e Dollëcit është duke u zhvilluar me vështirësi. Kjo për shkak të lagështisë së madhe të rrugës si pasojë e rënies së mjegullës dhe brymës.
Në dy fotografi të siguruara nga lajmi.net shihet që komunikaconi në këtë aks rrugor (magjistralja Prishtinë-Pejë) është duke u zhvilluar shumë ngadalë.
Në këtë pjesë të Komunës së Klinës vështirësi në komunikacion ka çdo dimër.