Ndërron jetë zyrtarja komunale e Deçanit, Hedije Pajazitaj

Peja

Ndërron jetë zyrtarja komunale e Deçanit, Hedije Pajazitaj

Nga: Adem Lushaj Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 22:07
Hedije Pajazitaj

Pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë zyrtarja komunale, Hedije Pajazitaj, e cila ishte e njohur për shërbimet e saja ndaj qytetarëve, gjë që ishte e respektuar nga të gjithë.

Për vdekjen e saj ka reaguar edhe kryetari i Komunës, Rasim Selmanaj, i cili ka vlerësuar atë si ndër punëtorët më të zellshme të administratës komunale. Në postimin e tij, Selmanaj është shprehur:

“Papritmas është ndarë nga jeta zyrtarja e administratës komunale të Deçanit, Hedije Pajazitaj. Në jetën time kurrë nuk kam njohur një grua e nënë më fisnike, se Hedije Pajazitaj! Ajo ishte një njeri me vlera të jashtëzakonshme njerëzore! Ndjej dhembje njëjtë sikur të ishte e familjes sime! Ngushëllime familjes dhe miqve në emër timin dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit! 

Mbledhja komemorative mbahet në ora 11:00 në sallën e asamblesë, ndërsa varrimi në ora 15:00 në Strellc të Ulët të Deçanit!

Shpirti i saj u preftë në paqe!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat