Zharku përuroi fillimin e punimeve të rrugës që lidh fshatrat Strellc i Ulët - Isniq

Peja

Zharku përuroi fillimin e punimeve të rrugës që lidh fshatrat Strellc i Ulët - Isniq

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 14:19
Inaugurimi i punimeve për asfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Strellc i Ulët – Isniq (Beqiraj-Dautaj) në komunën e Deçanit

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë së bashku me kryetarin e Komunës së Deçanit inauguruan fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Strellc i Ulët – Isniq (Beqiraj-Dautaj) në komunën e Deçanit.

Ministri Zharku uroi banorët e këtyre fshatrave për rrugën e re duke i falënderuar ata për mikëpritjen e tyre.

“Ndërtimi i kësaj rruge e financuar nga Ministria e Infrastrukturës ka një rëndësi të veçantë për të gjithë ne. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të investuar në përmirësimin e infrastrukturës në komunën e Deçanit”, tha ministri Zharku.

Ndërsa, kryetari Selmanaj falënderoi ministrin Zharku për përkrahjen e tij në realizmin e këtyre projekteve infrastrukturore në Deçan.

Gjatësia e kësaj rruge do të jetë 2923 metra, ndërsa kosto e këtij projekti do të jetë 242,368.11 euro.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat