Stomatologu Selmon Berisha emërohet drejtor i QKMF-së

Peja

Stomatologu Selmon Berisha emërohet drejtor i QKMF-së

Nga: Adem Lushaj Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 22:32
Selmon Berisha e Rasim Selmanaj

Selmon Berisha zgjidhet drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, ngase mori besimin edhe nga institucioni komunal, përkatësisht nga kryetari i Komunës Rasim Selmanaj. 

Selmon Berisha me profesion specialist i stomatologjisë, për një mandat ishte edhe drejtor i Drejtorisë Komunale për Shëndetësi (2007-2009), sikurse që njihet ndër themeluesit e Spitalit të Parë Ushtarak për Dukagjin me seli në Irzniq, njëherit edhe ndër themeluesit e degës së AAK-së në këtë komunë.

Berisha në këtë pozitë për të cilën garonin katër kandidat, e zëvendëson internistin e shquar deçanas, Haki Shehaj, i cili pas shumë vitesh në shërbim të këtij institucioni shëndetësor, është pensionuar, pasi kishte përmbushur moshën ligjore për pensionim.

Drejtori tashmë në detyrë, Selmon Berisha është shprehur se baza e vënë nga kolegët e tij në këtë institucion, ia lehtëson atij të realizon projekti që janë në zhvillim të shëndetësisë dhe shërbimeve me efektive për qytetarët. “Kam më të lehtë punën time, ngase kolegët që ishin në këtë pozicion, kanë vënë baza për punë dhe implementim të programeve të mia si menaxher”, ka nënvizuar Berisha, duke kërkuar edhe përkrahjen e kolegeve të tjerë, qoftë atyre që kanë përvojë shumëvjeçare, apo edhe nga të rinjtë që kanë vizion më ndryshe, por do jenë në dobi të shëndetësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat