AFK iu ktheu buzëqeshjen 30 fëmijëve me nevojë

Peja

AFK iu ktheu buzëqeshjen 30 fëmijëve me nevojë

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 11:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK) në Pejë sot dhuroi 30 dhurata për fëmijët në nevojë të cilët janë të anëtarësuar në Kryqin e Kuq të Pejës.

Këta fëmijë ishin përzgjedhur nga Kryqi i Kuq.

Abedin Alia nga Kryqi i Kuq i Pejës, theksoi se për festën e Vitit të Ri,  AFK-ja iu ka kthyer buzëqeshjen 30 fëmijëve me dhurata.

Ai tha se këta fëmijë kanë kushte të vështira ekonomike dhe shumica prej tyre sot për herë të parë në lokalet e AFK-së në Pejë morën dhurata për Vitin e Ri.

Zyrtarë të AFK-së theksuan se përveç bashkëpunimit të mëtutjeshëm me Kryqin e Kuq, kësaj radhe për herë parë kanë dhuruar edhe dhurata për fund vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat