AAK e Pejës me kryetar të ri, Naim Sahiti i liron pozitën Fatmir Gashit

Peja

AAK e Pejës me kryetar të ri, Naim Sahiti i liron pozitën Fatmir Gashit

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 22:57
AAK e Pejës

Kanë ndodhur lëvizje të reja, në partinë më të madhe opozitare në Pejë, AAK, kryetari i gjertanishëm i degës, Naim Sahiti, i ka liruar pozitën nga sot, Fatmir Gashit.

Gashi një prej emrave veteran të degës së kësaj partie, kohë më parë, në koordinim me strukturat aktuale të degës dhe ato qendrore të partisë, është nominuar për kryetar të Komunës, nga ky subjekt.

Naim Sahiti, po ashtu një prej emrave themelues të këtij subjekti në Pejë, kishte marrë pozitën e kreut të degës, në një periudhë aspak të lehtë për AAK-në, duke nisur drejtimin e jetës opozitare në këtë komunë, ku AAK numëron me deputet të njëjtë në Asamblenë Komunale, sa edhe partia qeverisëse LDK.

Siç duket lënia e kësaj pozite politike ka kaluar në marrëveshje të plotë, si diçka e planifikuar mirë, në një kohë kur AAK pretendon ta rikthejë komunën e Pejës. Të paktën kështu ka lënë të kuptohet në një deklarim të shkurtër, kryetari e gjertanishëm i AAK-së në Pejë, Naim Sahiti.

“Vendimi i sotëm i Këshillit Drejtues të degës ka të bëjë me përgatitjet për zgjedhjet lokale. Pasi që dega ka caktuar kandidat për Kryetar të Komunës z. Fatmir Gashi, ka qenë e logjikshme dhe e pritshme që kandidati, të jetë edhe kryetar i Degës. Më gëzon fakti që vendimi ka qenë unanim dhe kjo padyshim që e dinamizon edhe më shumë punën në degë, në drejtim të fitores. Unë falënderoj për bashkëpunim strukturat e degës dhe do të vazhdoj të mbështes kryetarin e ri Fatmir Gashi. Pejës do t’ia kthejmë dinjitetin', deklaroi Sahiti pas vendimit.

Ndryshe Naim Sahiti tash e tutje do të merret me zhvillimin e politikave të AAK-së brenda kryesisë së degës.

Në kohën e qeverisjes së AAK-së me Pejën nga Ali Berisha, Naim Sahiti ka drejtuar pozita të larta ekzekutive me çka mbahet mend si një nga menaxherët më të ndershëm atëherë në ekzekutiv, e tani edhe në jetën politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat