Familja gjakovare ua falë gjakun e dy djemve familjes nga Peja

Peja

Familja gjakovare ua falë gjakun e dy djemve familjes nga Peja

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 21:59
Viktimat

Sot në Gjakovë një familje i ka falur gjakun familjes tjetër, pas humbjes së dy të rinjve në një aksident rrugor.

Familja Gjoni nga Doblibare e Gjakovës i ka falur gjakun e dy djemve të tyre familjes Hyseni nga Peja, në prezencën e shumë qytetarëve e prijësve fetarë.

Falja e gjakut është bërë ne prezencën e Don Albert Jakaja, Famullitar i Doblibarës dhe kryetarit të Bashkësisë Islame, Ahmet Hoxha.

Image

Familjet i shtrin dorën e pajtimit, duke treguar se janë një gjak e kanë një komb dhe se në ditët e vështira janë bashkë.

Për këtë ngjarje, në rrjetin social Facebook, ka shkruar deputeti Pal Lekaj, sipas të cilit, në këto ditë kur po na cenohet shteti nga, siç i ka quajtur ai, armiqtë e Kosovës, vendit i duhet bashkimi i të gjithëve për një qëllim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat