Digjet vetura e drejtorit të Radio Pejës

Peja

Digjet vetura e drejtorit të Radio Pejës

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 11:01
Vetura e djegur e drejtorit të Radio Pejës

“Rreth orës 5:00 të mëngjesit fqinjët me kanë njoftuar se vetura ime është duke u djegur...”, tha Xhavit Husaj.

Vetura e drejtorit të Radio Pejës, Xhavit Husaj, është djegur nga zjarri sot në orët e hershme të mëngjesit.

Incidenti ka ndodhur në parkingun e lagjes “Haxhi Zeka”,  në rrugën “Ramë Husaj”.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar pronari i veturës, Xhavit Husaj, drejtor i Radio Pejës.

“Rreth orës 5:00 të mëngjesit fqinjët me kanë njoftuar se vetura ime është duke u djegur nga zjarri. Menjëherë kemi lajmëruar Policinë dhe Zjarrfikësit. Vetura ka qenë në parkuar në parking, ku janë edhe rreth 50 vetura tjera të lagjes”, tha ai.

“Unë nuk dyshoj në askënd sepse askujt nuk i kam obligime as borxh. Nëse ka dyshime se është djegur nga ndokush me ndonjë qëllim le të merren organet e drejtësisë me këtë rast”, tha Xhavit Husaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat