PDK thyen heshtjen zgjedhore, zyrtari i saj tregon në Facebook se si të votohet Xhavit Haliti

Peja

PDK thyen heshtjen zgjedhore, zyrtari i saj tregon në Facebook se si të votohet Xhavit Haliti

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 21:34
PDK

Koordinatori i PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri ka thyer heshtjen zgjedhore, vepër që është e dënueshme sipas Ligjit për Zgjedhje në Republikën e Kosovës.

Muhaxheri ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një fotografi, ku shpjegohet në detaje se si të votohet kryetari i PDK-së në Pejë Xhavit Haliti, i cili është kandidat për deputet.

Përndryshe, përgjithësisht në rrjetet sociale kandidatët e zyrtarët e paritve të ndryshme, janë treguar të përmbajtuar, duke mos bërë fushatë.

Ndërsa, nesër pritet të mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë me hapjen e vendvotimeve në tërë vendin nga ora 07:00 e mëngjesit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat