Vendimet e Ministrisë kundër standardeve të BE-së dhe për interesa të zyrtarëve të saj

Peja

Vendimet e Ministrisë kundër standardeve të BE-së dhe për interesa të zyrtarëve të saj

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 21:04
ilustrim

Auto Shkollat e Regjionit te Pejës, po vazhdojnë së protestuari kundër vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës që i detyron kandidatet ti nënshtrohen testit praktik në Poligon. Sipas protestuesve, këto vendime të Ministrisë janë të padrejta pasi që, në asnjë shtet të BE-së, poligoni nuk aplikohet. “Veprimet të cilat po  i kërkon Ministria që të Aplikohen në Poligon, Auto Shkollat i kanë aplikuar jashtë poligonit gjatë orëve praktike”, na thotë Denis Tafilaj, përfaqësues i Auto shkollës “Vosa” në Deçan, për të cilin, kjo kërkesë e Ministrisë, është plotësisht e pa arsyeshme dhe në kundërshtim me qëndrimet e shteteve të BE-së.

Tafilaj, po ashtu ka bërë të ditur se, çështja tjetër me të cilën nuk pajtohen dhe me ngulmë e kundërshtojnë, është kërkesa e Ministrisë që ligjëruesit nëpër auto shkollat e Kosovës, të kenë te kryer Fakultetin e komunikacionit.  “Ministria e Infrastrukturës, Ligjet dhe Udhëzimet Administrative po i harton sipas dëshirës personale të zyrtarëve të saj”, deklarohet Denis Tafilaj, duke thënë se siguria në komunikacion, nuk rritet nëse kandidati testohet në Poligon apo jashtë tij, por duke aplikuar mekanizmat tjerët të sigurisë.

Tafilaj dhe kolegët e tij, shprehën se kushtëzimi i bërë nga Ministria, që ligjëruesit të kenë të kryer Fakultetin e Komunikacionit, është cenim i të drejtave të njeriut, gjë që lind dyshimin se këto janë bërë për interesat personale të zyrtarëve të Ministrisë, duke mos përjashtuar edhe ndikimet e ndonjërit nga Fakultetet Private të Komunikacionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat