Kandidatja e Pejës, fushatë edhe në oda

Peja

Kandidatja e Pejës, fushatë edhe në oda

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 10:50
Sabiha Shala

Partitë politike kanë nisur jozyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale. Në mesin e kandidatëve për të kryesuar me Pejën është edhe një grua. Ajo është Sabiha Shala e PDK-së. Shala nuk heziton të bëjë fushatë në çdo mjedis që i jepet mundësia. Ajo së fundi ka vizituar fshatin Nabergjan.

“Sonte bashkë me kandidatin për Kuvend Komunal, Kushtrim Dreshaj, vizituam banorët e fshatit Nabergjan të Pejës, ku bashkëbiseduam për shumë probleme, me të cilat ata ballafaqohen në jetën e përditshme”, ka shkruar Shala në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Sipas Shalës, papunësia e këtyre të rinjve ishte preokupimi dhe kërkesa e tyre kryesore.

“I sigurova të rinjtë e këtij fshati që do të bëj përpjekje maksimale për zbutjen e papunësisë duke u fokusuar në projekte të mbështetura nga donatorët. Këto projekte investive sigurisht që do të ndikojnë në zvogëlimin e nivelit të papunësisë”, ka deklaruar Shala.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat