Investime të reja të KEDS-it në zonat turistike të Pejës

Peja

Investime të reja të KEDS-it në zonat turistike të Pejës

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 15:08
Pejë

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS në kuadër të Master Planit investiv tashmë ka filluar projektet rajone me rëndësi të madhe për turizmin në Pejë.

“Maja e zezë” në Pejë rajon që vitet e fundit po shquhet për zhvillim veprimtarie turistike e hoteliere, Peklena, Rosuja dhe Shtupeqi i madh i Rugovës, që së shpejti pritet të përfitojnë nga investimet e KEDS-it.

Këto katër të ndara në faza dhe dinamika kohore kanë të bëjnë me ndërtimin e rrjetit, realizimin, përmirësimin dhe rritjen e kualitetit në furnizim aty ku ka shtrirje.

Për të biseduar rreth këtyre investimeve dhe të tjerave që janë në plan, të premten ka ardhur në komunën e Pejës drejtori ekzekutiv i KEDS-it, George Karagutoff, me ç’rast ka takuar edhe kryetarin e komunës në detyrë, Gazmend Muhaxhirin.

“Kishim kënaqësinë të presim në takim Drejtorin Ekzekutiv të KEDS-it, Karagutoff ku biseduam biseduam për realizimin projekteve të radhës, Maja e Zezë, Peklena, Shtupeq i Madh dhe Rosuja,” tha Muhaxheri.

Këto investime i mirëpresin edhe qytetarët e Pejës.

“Energjia për zonat malore të Pejës është bash sikur ajri, që nuk bënë pa të. Për rajonet që ne po flasim është folur që nga vitet e 80-ta e 90-ta kur kemi qenë në okupim. Me këtë veprim KEDS do ta rrisë autoritetin e vet si kompani në tërë Kosovën,” shprehet Besnik Berisha, qytetar i Pejës.

Master Plani i investimeve të KEDS-it parasheh që deri në vitin 2025 e tërë Kosova të ketë një rrjet modern të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat