Fatmir Gashi në koktejin e kandidatit Arbër Grabovci: Me këtë elitë do qeverisim

Peja

Fatmir Gashi në koktejin e kandidatit Arbër Grabovci: Me këtë elitë do qeverisim

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 23:42
Kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga AAK, Fatmir Gashi

Kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga AAK, Fatmir Gashi pasdite ka marrë pjesë në një koktej të shtruar në “Hotel Dukagjini”, nga kandidati i listës së kësaj partie për Asamblenë komunale të Pejës, Arbër Grabovci, e ku kanë marrë pjesë edhe votues të papërcaktuar politikisht, shtresa qytetarësh nga arsimi, sporti e kultura.

Fatmir Gashi këtë takim e shfrytëzuar përbashkëbisedim të drejtpërdrejt me qytetarë duke kthyer fokusin tek planet e tij për Pejën kryesisht në arsim dhe sport.

“Jam zotuar për dy gjëra, e para, koalicion vetëm me kryeministrin Ramush Haradinaj, pra me qeverinë që çdo ditë po e kthen vëmendjen nga Peja dhe presim gjëra të mëdha, ndërsa e dyta bashkëqeverisje me ju, pra me ju votues, me ju qytetarë, me ju elitë që e doni dhe e njihni këtë Pejë, e ndjeni nga cepi në cep. Unë jam i nderuar në listën time të kem njerëz të tillë të arsimuar si kandidati Arbër Grabovci, që na bashkohet me një bagazh nga jeta sportive, arsimore e mediale. Më 22 tetor në do të ndajmë rrugën nga e shkuara dhe akrepat do fillojnë së rrahuri për së mbari”, ka deklaruar Fatmir Gashi në këtë koktej.

Kanë folur edhe zv. ministri i Shëndetësisë, Ali Berisha, bartësi i listës Beqir Kajtazi, zyrtari i lartë Naim Sahiti, përderisa kanë përshëndetur edhe veteran të AAK-së në Pejë, prof. Dr. Ali Sylqa, Dr. Skender Dresha e të tjerë.

Kandidati Arbër Grabovci me këtë rast ka shkoqitur arsyen e marrjes së vendimit për këtë sprovë politike. “Për një Pejë që e duam të gjithë, për një qytet që ja njohim damarët. Për një arsim të depolitizuar, për një sport pa katrahurë, për kulturë meritore kam vendosur të provojë që gjërat ti kthejmë për së mbari duke qenë brenda proceseve. Unë i besoj Fatmir Gashit, edhe si drejtor shumëvjeçar në korporata të suksesshme, edhe si ekonomist e guvernator, edhe si sportdashës e më së shumti si menaxher shembullor. Andaj jemi bërë bashkë dhe ju kërkojë që në këtë projekt ta bashkojmë edhe votën. Unë jam njëri nga 38 kandidatët e listës së AAK-së, por ju kudo që e hedhni votën në këtë listë aspak nuk gaboni”, ka thënë Arbër Grabovci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat