Sadikaj premton mbështetje për veteranët e luftës

Peja

Sadikaj premton mbështetje për veteranët e luftës

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 21:28
Beqir Sadikaj, është zotuar se do t’u ofrojë mbështetje veteranëve të UÇK-së.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Istogut Beqir Sadikaj, është zotuar se do t’u ofrojë mbështetje veteranëve të UÇK-së.

Gjatë një takimi me  kryetarin e OVL-së së UÇK-së në Istog, Bekë Berisha, Sadikaj ka premtuar se do të sigurojë mjetet financiare për mbulimin e shpenzimeve të zyrës së veteranëve të luftës, si dhe ndërtimin e banesave për familjet e tyre dhe invalidëve në nevojë.

Postimi i Sadikajt:

Veteranët e UÇK-së do ta kenë respektin e merituar dhe mbështetjen time çdo herë.

Edhe në takim me Kryetarin e OVL të UÇK-së në Istog, z. Bekë Berisha, u zotova se me zgjedhjen time Kryetar i Komunës së Istogut do të sigurojë mjete materiale për mbulimin e shpenzimeve të zyrës së OVL të UÇK-së, administratorit; për ndërtimin e banesave për familjet e veteranëve, dëshmorëve dhe invalidëve që kanë nevojë. Për mua kjo kategori janë shtresa më mëritore për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat