Imami Enes Goga e quan ‘fyerje’ aktakuzën ndaj tij - Bota Sot
Imami Enes Goga e quan ‘fyerje’ aktakuzën ndaj tij

Peja

E diel, 18 nëntor 2018

Imami Enes Goga e quan ‘fyerje’ aktakuzën ndaj tij

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 11:51
Imami nga Peja, Enes Goga

Imami nga Peja, Enes Goga, e ka quajtur “fyerje ndaj tij dhe ndaj BIK-ut” aktakuzën e Prokurorisë Speciale të ngritur në vitin 2014.

Enes Goga akuzohet se në pozitën e hoxhës në Pejë, në një ligjëratë fetare para besimtarëve në Pejë, përmes “Audionur” me datën 10 mars 2014 të publikuar në YouTube, publikisht ka nxitur urrejtje ndaj grupeve fetare të besimtarëve të krishterë.

Por në seancën e sotme ku dëshmoi edhe kryeimami i BIK, Sabri Bajgora, imami pejan dha vlerësimet e tij për këtë aktakuzë.

“Prokurori i nderuar ka ngritur aktakuzën vetëm në tri terminologji, vetëm pse e kam përdorur unë termin çlirim”, tha Goga.

“Krejt kjo është një fyerje që më ka ndodhur mua, familjes dhe krejt BIK-ut. Unë besoj që të gjithë ne në këtë qiell e dimë që ky proces është një denigrim i ndërtuar mbi gjëra të pabazuara që de facto dhe de jure goditet institucioni me kredibil, Bashkësia Islame, që në këtë rast Enes Goga nuk është fare i rëndësishëm por institucioni po”, deklaroi Imami i Pejes Enes Goga gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit Bajgora.

Ai në pyetjet që i parashtroi Kryeimamit të BIK-ut kryesisht e pyeti për literaturën islame dhe fjalët që shkruhen në Kuran duke dashur të dijë nëse në këto libra fetarë përmendet fjala kryq dhe çlirimi i Mekës.

“Nëse termi kryq përdoret si term identifikues për atë grupim të njerëzve që e admirojnë kryqin a mos vallë kjo mund të konsiderohet gjuhë jo korrekte, gjuhë e mllefit dhe urrejtjes në rastin më të mirë, nëse kjo përdoret prej imamëve në ligjëratat e tyre”, e pyeti dëshmitarin i akuzuari Enes Goga.

Kurse dëshmitari u përgjigj se kjo varet krejt se si një imam e drejton ligjëratën e tij.

“Sipas meje krejt varet nga konteksti se si një ligjërues e drejton kursin e ligjëratës së tij dhe varet prej tij se çfarë kahje i jep shpjegimit të këtij apo atij termi”, tha kryeimami i BIK-ut Bajgora.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test