Vrasja në Pejë: Avokati paralajmëron kallëzim ndaj prokurorit - Bota Sot
Vrasja në Pejë: Avokati paralajmëron kallëzim ndaj prokurorit

Peja

E mërkurë, 17 tetor 2018

Vrasja në Pejë: Avokati paralajmëron kallëzim ndaj prokurorit

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Avokati Bahtri Troshupa planifikon kallëzim penal ndaj prokurorit në gjykimin për vrasjen e Mentor Zekajt në Pejë.

Mbrojta e të akuzuarit Kreshnik Haliti, të akuzuarit për vrasjen e Mentor Zekajt në Pejë, më 6 mars 2017 kërkoi hedhjen e aktakuzës, kundërshtimin e provave dhe pushimin e procedurave penale. Këto kërkesa i paraqiti të shkruara në gjykatë Bahtir Troshupa, avokati i Kreshnik Halitit, ndërsa i bëri të ditura kryetarja e trupit gjykues, Lumturie Muhaxheri. Sipas kërkesave të parashtruara nga avokati Troshupa, ekzistojnë rrethana që e përjashtojnë përgjegjësin penale të Kreshnik Halitit për vrasje të rëndë.

Haliti, sipas kërkesave të parashtruara nga avokati i tij, ditën kritike ka përdorur veprime të domosdoshme në vetëmbrojtje, pasi sipas avokatit kishte pasur vrasje në tentativë ndaj tij nga ana e tash të ndjerit Mentor Zekaj.

Avokati tha se aktakuza është bazuar në prova të papranueshme.

Në anën tjerë, kundërshtimet e mbrojtjes i ka konsideruar të pabaza edhe prokurori i rastit, Ardian Hajdaraj.

Por, për prokurorin Ardian Hajdaraj kërkesa për hedhjen poshtë të aktakuzës nga avokati Troshupa është bërë vetëm sipërfaqësisht dhe pa asnjë bazë.

“Pretendimet e mbrojtjes se gjatë shikimit të vendit të ngjarjes nga ana e policisë nuk ka marrë pjesë edhe mbrojtja, janë të paarsyeshme dhe të pabazuara, sepse ditën kritike nuk është ditur identiteti i të dyshuarit, e as identiteti i mbrojtësit të tij”, tha prokurori Hajdaraj.

Edhe avokati i palës se dëmtuar, Gëzim Kollçaku, u pajtua me pretendimet e prokurorit, ndërsa shtoi se mbrojtja e të akuzuarit në asnjë rast nuk ka arsyetuar kundërshtimin e provave të aktakuzës.

Tutje, avokati Bahtri Troshupa, duke arsyetuar kundërshtimet e provave të aktakuzës, përmendi rrethanën se në vendin e ngjarjes nuk ka qenë prezent as gjyqtari, duke kërkuar që edhe procesverbali i vendit të ngjarjes të shpallet provë e papranueshme.

Edhe deklarata e një dëshmitareje, sipas avokatit duhet shpallur e papranueshme në fazat e mëtutjeshme me arsyetimin se ka pasur ndikime në deklaratën e saj nga zyrtarë policorë.

Por, prokurori Ardian Hajdaraj tha se deklarimi i dëshmitares i mbetet në vlerësim prokurorisë se a ka qenë i vërtetë apo jo, megjithëse ai shtoi se deklarata e së njëjtës ishte njësoj sikurse në polici, edhe në prokurori.

Prokurori Hajdaraj po ashtu tha se janë joprofesionale dhe joetike deklaratat e avokatit Troshupa në kundërshtimet e aktakuzës se do të bëjë kallëzim penal ndaj dy dëshmitarëve, policëve, dy avokatëve dhe vetë prokurorit.

“Tendenca e tij është e qartë në bazë të kësaj shkrese”, tha prokurori Hajdaraj.

Në këtë proces gjyqësor Kreshnik Haliti akuzohet për vrasje të rëndë të Mentor Zekajt, raporton kallxo.

Pasditen e 6 marsit të këtij viti, Mentor Zekaj nga të shtënat e armës se zjarrit kishte mbetur i vdekur në lagjen “Fidanishte” të Pejës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test