Emërohen drejtorët e rinj në Komunën e Klinës, ja kush janë

Peja

Emërohen drejtorët e rinj në Komunën e Klinës, ja kush janë

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 11:55
Seanca e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Klinës

Në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Klinës, kryetari i Komunës, Zenun Elezaj, ka bërë të ditur emrat e nënkryetarit dhe drejtorëve komunalë që do të jenë ekipi i tij në qeverisjen e Klinës nga koalicioni AAK, LDK, LVV dhe Nisma. Ata janë:

Besim Hoti ( LDK) –Nënkryetar,

Binak Sylaj (AAK)- Drejtor i Administratës,

Hekuran Sejdiu (AAK)- Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale,

Arben Limanaj (LDK)- Drejtor i Arsimit,

Aziz Desku (LDK)- Drejtor i Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit,

Lorenc Marleku (AAK)- Drejtor i Urbanizmit dhe Mbrojtjen e Mjedisit,

Naser Morina (NISMA)- Drejtor i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,

Iber Elezaj (LVV)- Drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjente, 

Petrit Beka (LDK)- Drejtor i Inspektoratit,

Njomza Grabanica (AAK)- Drejtore e Kadastrës, Gjeodezisë dhe Pronësisë, dhe

Skender Merturi ( LVV) -Drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit. 

Kryetari Elezaj, ka uruar drejtorët e rinj duke shprehur besimin se me përgjegjësi dhe angazhim maksimal do të kryejnë punët e tyre me përgjegjësi të plotë. 

Në këtë seancë ka dhënë betimin edhe anëtari i AKR-së Avni Gashi.

Tashmë është bërë edhe pranim-dorëzimi i detyrës dhe drejtorët e rinj kanë nisur punën në dikasterët e caktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat