Rritje të efikasitetit në Gjykatën Themelore të Pejës, bashkëpunimi me media në nivel të lartë - Bota Sot
Rritje të efikasitetit në Gjykatën Themelore të Pejës, bashkëpunimi me media në nivel të lartë

Peja

E enjte, 18 tetor 2018

Rritje të efikasitetit në Gjykatën Themelore të Pejës, bashkëpunimi me media në nivel të lartë

Nga: Adem Lushaj Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 17:19
Konferenca për media

Gjykata Themelore në Pejë, përkatësisht kryetari i saj, Kreshnik Radoniqi, ka prezantuar punën njëvjeçare, sipas të cilit është treguar efikasitet i mirë në kryerjen e lëndëve gjyqësore. Mirëpo, sipas tij, gjatë kësaj periudhe kohore, kishte edhe sfida të cilat ishin paraqitur gjatë punës, sidomos mungesa e hapësirave infrastrukturore, gjë që është bërë edhe kërkesë për ndërtim të ndonjë objekti të ri, të Gjykatës. Në komunikatën e lëshuar nga zëdhënësja e kësaj Gjykate, Selvane Bukleta, janë prezantuar shifra të lëndëve të pranuara, të kryera apo edhe të atyre që janë në procedurë, edhe për degët e Gjykatës Themelore në Pejë, Istog, Klinë dhe Deçan.

Në bazë të Raportit të publikuar, Gjykata Themelore e Pejës, ka vazhduar trendin e zgjidhjes së lëndëve, njëherit edhe zvogëlimin e numrit të lëndëve të grumbulluara ndër vite. Gjithnjë sipas këtij raporti, numri i përgjithshëm i lëndëve të trashëguara në fillim të vitit 2017, ka qenë 32191, ndërkohë (gjatë njëmbëdhjetë muajve te këtij viti) kanë arritur edhe 22068, që  i bie 54259 lëndë, nga të cilat janë zgjedhur 27171 lëndë. Kryetari Radoniqi është shprehur i kënaqur me angazhimin e stafit të tij, në të gjitha degët, ngase është shënuar progres në zgjedhje të lëndëve, krahasuar me ato të pranuara, gjë që flasin edhe të dhënat statistikore. “Gjatë 11 muajve të këtij viti, në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë zgjidhur një numër i madh i lëndëve (180 sosh)”, ka treguar Radoniqi, për të cilin është pozitive edhe rënia e numrit të lëndëve të pranuar pranë këtij departamenti, krahasuar me vitin e kaluar (110 sosh). Mirëpo, kryetari i Gjykatës, një vlerësim pozitiv në kryerje të lëndëve gjyqësore, e adreson edhe te përmbarimi i tyre, marrë në shifër prej 7429 lëndë.

Në komunikatën e zëdhënëses Bukleta, është thënë se kryetari Radoniqi ka prezantuar edhe shifra tjera të lëndëve gjyqësore, për secilën degë të Gjykatës apo departament. “Edhe lëndët e natyrës korruptive që pranohen në gjykatë për trajtim, janë në numër të vogël”, është shprehur Radoniqi, i cili ka thënë se është i kënaqur edhe me efikasitetin e punës të treguar edhe në Deçan, Klinë dhe Istog. Ndër sukseset tjera të punës së Gjykatë Themelore të Pejës, e që me decentralizim të përgjegjësive nga niveli qendror, me sukses janë realizuar projektet që ndikojnë në punën më efikase të gjyqësorit.

Mirëpo, në komunikatën e kësaj Gjykate, janë prezantuar edhe sfidat me të cilat përballet ky institucion i drejtësisë, siç është edhe mungesa e hapësirave të mjaftueshme për punë, duke bërë që kryetari Radoniqi, të kërkoj hapësira për ndërtim të një objekti të ri të Gjykatës.

“Mungesa e hapësirës së mjaftueshme në objektin ekzistues, ka shtyrë kryetarin që të kërkon ndonjë parcelë të tokës, në të cilën do mund të ndërtohet një objekt i ri për punë të gjyqësorit, projekt i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ngase projekte të tilla kapitale po realizohen për gjitha gjykatat e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e zëdhënëses së Gjykatës së Pejës, Selvane Bukleta, duke thënë se “kryetari i kësaj Gjykate, është i hapur për media, në çdo rast që i kërkohet, e të njëjtën kohë shprehët falënderuese për bashkëpunimin e deritashëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test