Ja çfarë i ka bërë opozita Haki Rugovës, derisa ai po betohej si kryetar i Istogut

Peja

Ja çfarë i ka bërë opozita Haki Rugovës, derisa ai po betohej si kryetar i Istogut

Më: 5 janar 2018 Në ora: 15:25
Betimi i Haki Rugovës

Sot është mbajtur mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal në Istog, ku është betuar kryetari i Istogut, Haki Rugova.Por asambleisti nga radhët e AAK-së, Naim Imeraj tha se sot nuk duhet të bëhet ky betim pasi që AAK e ka dërgu lëndën në Gjykatën Kushtetuese sepse ende dyshojnë në parregullsi zgjedhore dhe derisa të merret vendimi nga Gjykata Kushtetuese.

Por, pasi kryesuesi Qaush Bala mori vendim në bazë të ligjeve të MAPL-së të bëhet sot betimi, nga pakënaqësia koalicioni AAK , PDK , VV dhe Arif Elshani lëshuan sallën e kuvendit.

Dega e AAK-së në Istog dhe partneret e koalicionit thonë se për ta ende nuk ka kryetar legjitim.Në këtë mbledhje solemne, përveç anëtarëve të zgjedhur të kuvendit të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga MAPL, OSBE, KFOR, media dhe një numër i madh i qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat