Rrokulliset cisterna me lëndë djegëse, një i lënduar - Bota Sot
Rrokulliset cisterna me lëndë djegëse, një i lënduar

Peja

E shtunë, 20 tetor 2018

Rrokulliset cisterna me lëndë djegëse, një i lënduar

Më: 19 janar 2018 Në ora: 13:10
Cisterna me lëndë djegëse

Një cisternë e cila ishte duke bartur lëndë djegëse është vetëaksidentuar rrugës për Pejë, konkretisht në dalje të Fushë Kosovës.

I lënduar ka mbetur një person, ngasësi i automjetit, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar një rrugë alternative për kalimin e automjeteve.

Veç policisë në vendin e ngjarjes janë edhe Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave dhe zjarrfikësit, kjo ngaqë ngarkesa e kësaj cisterne është e ndjeshme.

Aktualisht gjithqka është nën kontroll ka bërë të ditur zëdhënesi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi

“Përderisa gjatë fazës së përplasjes nuk ka pasur ndonjë ndezje, tanimë gjasat janë te ulëta për një gjë te tillë” ka thënë Krasniqi.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test