Muhaxheri: Po punojmë që ta kemi situatën nën kontroll nga vërshimet që mund të krijohen

Peja

Muhaxheri: Po punojmë që ta kemi situatën nën kontroll nga vërshimet që mund të krijohen

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 10:49
Pamje nga Peja

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri tha se janë duke punuar që ta kenë situatën nën kontroll nga vërshimet që mund të krijohen.

Muhaxheri apeloi te qytetarët që të mos hedhin mbeturina në shtratin e lumit e as nëpër kanale, dhe ta mbajmë qytetin të pastër prej mbeturinave.

“Peja ka përballuar motin e rënduar gjatë vikendit, duke punuar gjithherë sa më shumë ta kemi situatën nën kontroll nga vërshimet që mund të krijohen. Apeloj, të mos hidhni mbeturina në shtratin e lumit e as nëpër kanale, dhe ta mbajmë qytetin të pastër prej mbeturinave”, shkruan Muhaxheri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat