Profesorë nga SHBA, në Universitetin “Haxhi Zeka” – Pejë

Peja

Profesorë nga SHBA, në Universitetin “Haxhi Zeka” – Pejë

Më: 12 mars 2018 Në ora: 14:02
Foto nga takimi


Sot në Universitetin Publik 'Haxhi Zeka' kanë aritur dy profesorë të njohur nga Universiteti i Ohio’s Bryan H. Ward dhe Brian Anderson ku kanë ligjeruar para studentëve të Universitetit 'Haxhi Zeka'.

Kjo gjë është bërë e ditur edhe nga zyraret e këtij institucioni ku përmes një komunkate ata për opinionin publik prezentuan rëndësin e vizitës të këtyre dy profesorëve.

“Ashtu siç ishte paralajmëruar përmes web-it të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, sot, në këtë Universitet po mbajnë ligjeratë dy Profesorë nga Universiteti i Ohio – SHBA, z. Bryan H. Ward – Dekan për Çështje Akademike, z. Brian Anderson – Asistent Drejtor i Programit Master për Qeverisje Demokratike dhe Sundim të Ligjit. I pranishëm është edhe z. Gazmend Musa, nga US Embassy. Ligjerata e sotme ishte aranzhuar përmes kuadrit të këtij Universiteti, që aktualisht shërben në Bordin Drejtues të Universitetit “Haxhi Zeka” – Pejë, z. Haxhi Xhemajli, i cili me herët kishte përfunduar studimet Master në Ohio – SHBA.
Tema e ligjeratës së sotme është: Shkaqet dhe pasojat e korrupsionit në Shtetet në tranzicion dhe ato në zhvillim!

Në këtë ligjeratë interesim të madh pati edhe nga studentë të cilët po zhvillojnë bisedë interaktive me Profesorët e pranishëm!

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, edhe pse është themeluar para 6-të viteve, po dëshmon më udhëheqje serioze dhe vizionare, me veprimet që po i ndërmerr, sidomos dy vitet e fundit, në ndritje të cilësisë dhe disiplinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat