20 vjet nga masakra e Lybeniqit të Pejës - Bota Sot
20 vjet nga masakra e Lybeniqit të Pejës

Peja

E mërkurë, 17 tetor 2018

20 vjet nga masakra e Lybeniqit të Pejës

Më: 25 maj 2018 Në ora: 14:51
Homazhe për të rënët e masakrës së Lybeniqit të Pejës

Sot u bënë plot 20 vite, kur më 25 maj të vitit 1998, forcat e rregullta policore serbe kryen masakrën e parë kundër popullsisë së pafajshme shqiptare në fshatin Lybeniq të Pejës, ku masakruan pjesëtarë të familjes Hamzaj dhe Alimehaj.

“Në këtë ditë të hidhur për banorët e Lybeniqit, shpreh përkujtimin ndaj gjithë atyre lybeniqasëve, të cilët u masakruan në mënyrat më çnjerëzore, më 25 maj të vitit 1998.

Drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare ka dështuar në nxjerrjen para drejtësisë ata që kryen gjenocid ndaj popullsisë shqiptare në Lybeniq gjatë vitit 1998-1999”, përkujton asistenti i Institutit të Historisë në Prishtinë dhe autor i librit “Masakrat në Lybeniq 1998-1999”, Shkodran Imeraj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test