SBAShK kundër rrënimit të shkollës për fëmijët e verbër në Pejë - Bota Sot
SBAShK kundër rrënimit të shkollës për fëmijët e verbër në Pejë

Peja

E hënë, 22 tetor 2018

SBAShK kundër rrënimit të shkollës për fëmijët e verbër në Pejë

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 16:14
SBAShK

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka reaguar ndaj idesë së rrënimit të Qendrës Burimore në Pejë, gjegjësisht shkollës për fëmijët e verbër dhe me dëmtime në të parë.

“SBAShK-u ka komunikuar me anëtarë të vetë në këtë vatër arsimore të rëndësisë së veçantë dhe ndanë shqetësimin e arsyeshëm dhe bëhet pjesë aktive e të gjitha veprimeve për ta penguar këtë ide të ngutshme e shumë të keqe. SBAShK-u kujton institucionet lokale  të Pejës dhe ato qendrore se ndërtesa që është kthyer  tani e sa vite në fole  të ngrohtë për fëmijët me nevoja të veçanta, ka një historik  dhe pamje të rrallë  dhe është nderuar tani e 100 vite më parë dhe se është nga objektet që simbolizon Pejën nëpër dekada e vite”, reaguan ata.

Ata thanë se objekti i gjykatës që pritet të ndërtohen në këtë vend mund të bëhet kudo tjetër.

“Institucionet lokale e qendrore  le të  ngritin një ndërtesë gjykate në cilin do vend tjetër, por jo këtu e duke rrënuar këtë institucion arsimor, i cili falë përkushtuar  të mësimdhënësve dhe stafit është kthyer në një ambient miqësor e të punës dhe me arritjet e  mëdha në misionin e shenjtë, ka krijuar dhe gëzon respekt, jo vetëm në Kosovë, por edhe mes institucioneve simotra në Ballkan, Evropë e kudo  në botë”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test