MAShT e shqetësuar me zhvendosjen e qendrës burimore në Pejë - Bota Sot
MAShT e shqetësuar me zhvendosjen e qendrës burimore në Pejë

Peja

E martë, 13 nëntor 2018

MAShT e shqetësuar me zhvendosjen e qendrës burimore në Pejë

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 12:19
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, shpreh shqetësimin lidhur me informatën jozyrtare që ka marrë këto ditë për zhvendosjen e nxënësve dhe stafit të Qendrës burimore “Xheladin Deda” në Pejë nga lokacioni aktual.

MAShT thotë se qendra  për arsim  dhe këshillim për nxënësit e verbër dhe gjysmë të verbër “Xheladin Deda”, është në kompetencë të Ministrisë se Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e cila do të trajtojë këtë çështje bashkë me palët e përfshira në këtë proces.

“MAShT do të gjejë zgjidhjen e duhur dhe në rend të parë do të merren parasysh specifikat e fëmijëve të verbër në mënyrë që ata të vazhdojnë edukimin dhe arsimin e tyre bazuar në nevojat që kanë. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, siguron  prindërit dhe fëmijët se në bashkëpunim edhe me palët tjera, do të sigurojë kushtet fizike dhe gjithçka që lidhet me pajisjet dhe shërbimet që duhet të ofrojë Qendra burimore. Ajo do të jetë funksionale dhe në shërbim të fëmijëve dhe prindërve të tyre. Sapo të merren informatat zyrtare, MAShT do t’iu njoftojmë për hapat konkret që do të ndërmarrë në lidhje me çështjen në fjalë”< thuhet në komunikatën e MAShT-it.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test