Gjykata e Pejës dënon të akuzuarit për grabitje - Bota Sot
Gjykata e Pejës dënon të akuzuarit për grabitje

Peja

E mërkurë, 17 tetor 2018

Gjykata e Pejës dënon të akuzuarit për grabitje

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 21:23
Gjykata Themelore e Pejes

Agron Saraqi e Hysni Pajaziti, të akuzuarit për veprën penale të grabitjes, vepër të cilën e kishin kryer në vitin 2010, u shpallën fajtorë dhe u dënuan me burg.

“Pas konsultimit, Gjykata vendosi që të shpallë këtë aktgjykim: Agron Saraqi dhe Hysni Pajaziti shpallen fajtorë për veprën penale të grabitjes në bashkëkryerje ashtu që gjykohen:

Agron Saraqi me dënim me burg prej 6 muaj, i cili mund t’i zëvendësohet me gjobë prej 2.500 euro, ndërsa te akuzuarit Hysni Pajaziti i shqiptohet dënim me burgim në kohëzgjatje prej 85 ditëve, kohë kjo e cila përputhet me kohën e kaluar në paraburgim”, tha kryetari I trupit gjykues Salih Berisha.

Sot gjatë ditës të akuzuarit e pranuan fajësinë për akuzën me të cilën ngarkoheshin.

Për rastin e njëjtë në vitin 2011 ishin shpallur fajtorë dhe dënuar me nga 8 muaj burgim secili mirëpo gjykata e shkallës së dytë e kishte kthyer rastin në rigjykim për shkak se nuk kishte parë elemente te bashkëkryerjes, shkruan kallxo.

Agron Saraqi dhe Hysni Pajaziti akuzohen nga Prokuroria Themelore në Pejë se me qëllim që t`i sjellin vetes përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme dhe duke përdorur dhunën, sulmojnë jetën apo trupin e të dëmtuarit Kreshnik Nila dhe grabisin veturën e tipit Golf 5 si dhe 4 telefona mobilë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test