Gazmend Muhaxheri e mbanë fjalën - Bota Sot
Gazmend Muhaxheri e mbanë fjalën

Peja

E mërkurë, 17 tetor 2018

Gazmend Muhaxheri e mbanë fjalën

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 22:59
Gazmend Muhaxheri foto "Bota sot"

Komuna e Pejës i ka publikuar kontratat e lidhura me operatorët ekonomik. Peja bëhet komuna e dytë në Kosovë që publikon kontratat e lidhura me bizneset për kryerjen e punëve, ofrim të shërbimeve apo furnizime.

Këtë vendim e ka marrë Zyra e Prokurimit e kësaj komune me aprovimin e kryetarit të Komunës, Gazmend Muhaxheri.

“Hapja e kontratave është bërë si rezultat i bashkëpunimit dhe përkrahjes së Projektit të USAID për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, me qëllim të rritjes së transparencës dhe mundësisë së qytetarëve të komunës për të qenë të informuar në lidhje me shpenzimet e komunës”, thuhet në komunikatën e Komunës së Pejës.

Deri më tani janë publikuar vetëm informata të kufizuara përmes njoftimeve të ndryshme.

“Kjo ka rëndësi të veçantë pasi që të gjitha palët mund të shohin se si komuna ka lidhur kontrata, me çfarë kushte, me cilët operatorë dhe me çmime për njësi veç e veç. Rrjedhimisht kjo e rrit besimin e qytetarëve të kësaj komune”, thuhet në njoftimin e komunë”, thuhet në njoftimin e komunës së Pejës.

Gjatë raundit të dytë të debateve për kryetar të komunave, nën moderimin e Jeta Xharrës, kandidatëve iu janë parashtruar pyetjet nëse do t’i bëjnë publike kontratat e komunave me biznese. Por, Gazmend Muhaxheri kishte arritur të fitonte qysh në raundin e parë dhe nuk ishte pjesë e debatit të raundit të dytë për të dhënë ndonjë premtim nëse do t’i publikonte këto kontrata.

Në muajin prill kishte premtuar se do t’i publikonte kontratat e lidhura me operatorët ekonomik, pasi një marrëveshje të nënshkruar me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI).

Para pak ditësh komuna e Gjakovës është bërë komuna e parë e cila ka filluar t’i publikojë kontratat e nënshkruara me operatorët ekonomik për kryerjen e punëve, ofrimin e shërbimeve apo për furnizime të ndryshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test