Gjykata trajton therrjen e para tetë viteve - Bota Sot
Gjykata trajton therrjen e para tetë viteve

Peja

E hënë, 22 tetor 2018

Gjykata trajton therrjen e para tetë viteve

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 16:29
Gjykata e Pejës

Tetë vite nga therrja me thikë e Bledor Berishës gjykata e Pejës ka nisur procesin gjyqësorë ndaj Ibrahim Jonuzajt. Ai akuzohet se në vitin 2010-të kishte therrur me thikë në gjoks të dëmtuarin Berisha. Në nisje të procesit Jonuzaj ka pranuar fajësinë për veprën duke kërkuar rrethana lehtësuese për shkak se nga koha kur është kryer vepra ka kaluar shumë kohë.

I akuzuari Jonuzaj  ditën kritike pas një përleshe me boks te hekurit e ka goditur viktimën në kokë, e më pas nga gjepi ka nxjerrë edhe briskun me te cilin e kishte goditur në gjokes, duke i shkaktuar të njëjtin lëndime të lehta trupore, me ç ‘rast ka kryer veprën penale të vrasjes në tentativë.

Pas pranimit të fajësisë në fjalën përfundimtare prokurori I shtetit, Haxhi Sinanaj, kërkoj që I njëjti të shpallët fajtorë dhe të dënohet konform ligjit.

“Meqenëse I akuzuari pranoj fajësinë në mënyre të vullnetshme  e I cili ka mbështetje edhe në prova tjera materiale me çka u provua se me datë kohë dhe vend, të përshkruar si në aktakuzë, i njëjti ka kryer veprën penale. Dhe I propozoje gjykatës që të njëjtin ta shpallë fajtorë dhe ta dënoje konform ligjit “, tha prokurori.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Muharrem Shatri,  kërkoj që ndaj klientit të tije të shqiptohet një dënim me i butë.

“Mbi bazë të faktit se I pandehuri e pranoj fajësinë, konsiderojmë se ky fakt është një rrethanë lehtësuese, pastaj fakti se I dëmtuari ka heq dorë nga ndjekja penale, e po ashtu që është pajtuar me të pandehurin, si dhe fakti se kjo vepër penale është kryer në vitin 2010, prandaj edhe ky fakt I kohës së kaluar, do të ishte dashtë te ketë efektin e vet pastaj duke pasur parasysh që i pandehuri është I moshës së re nuk ka qenë asnjëherë i dënuar, të gjitha këto konsiderojë se trupi gjykues do ti ketë parasysh dhe ndaj të mbrojturit tim të shqiptojë një dënim me të lehtë “, tha avokati.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test