Ndihet i pafajshëm i akuzuari për vrasjen e dy vëllezërve Berisha - Bota Sot
Ndihet i pafajshëm i akuzuari për vrasjen e dy vëllezërve Berisha

Peja

E hënë, 22 tetor 2018

Ndihet i pafajshëm i akuzuari për vrasjen e dy vëllezërve Berisha

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 18:32
Pamje nga gjykimi

I akuzuari Binak Panxha është deklaruar i pafajshëm për vrasjen e dy vëllezërve Ramiz dhe Arsim Berishës.

“Jam i pafajshëm në lidhje me akuzat të cilat më ngarkohen”, tha i pandehuri Panxha në Gjykatën e Pejës.

Prokuroria Themelore në Pejë e akuzon Binak Panxhën se shkaku i prerjes së pyllit, me dashje i ka privuar nga jeta dy vëllezërit Ramiz dhe Arsim Berishën.

Në aktakuzë thuhet se dy viktimat së bashku me shokun e tyre Jetlir Gashin ishin nisur me kuaj në pyll për të prerë dru. Pasi i parkojnë qerret buzë rrugës dhe futen në pyll (pronë e të pandehurit) për të prerë dru, pas disa çastesh viktima Arsim dëgjohet duke thirrur: “Kush hamami jeni ju”? dhe në atë moment i pandehuri Binak nga arma automatike shkrep 3 herë e më pas shkrep rafal 11 herë, duke i privuar kështu nga jeta tani të ndjerët, raporton kallxo.

Pas aktit, në aktakuzë thuhet se i akuzuari i largon trupat e të ndjerëve duke i tërhequr përafërsisht 61 metra nga vendi i ngjarjes, me ç’rast i vendos në pjesën e tokës pa pronar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test