Prokuroria në Pejë vazhdon hetimin e listave të veteranëve të luftës - Bota Sot
Prokuroria në Pejë vazhdon hetimin e listave të veteranëve të luftës

Peja

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Prokuroria në Pejë vazhdon hetimin e listave të veteranëve të luftës

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 15:35
Ilustrim

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, ka mbajtur sot takim me Njësitin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion dhe Sektorin Rajonal të hetimeve në Pejë, ku ka kërkuar intensifikimin e veprimeve hetimore për rastin e mashtrimeve me listat e veteranëve të luftës, duke përfshirë edhe zinxhirin komandues të UÇK-së, që janë kompetencë territoriale e Prokurorisë Themelore të Pejës.

Po ashtu, gjatë këtij takimi, u nxorën disa konkluzione, ashtu që, kryeprokurori Kurmehaj, njoftoi se për këtë rast ka caktuar një prokuror i cili do të merret ekskluzivisht me këto lëndë, dhe në rast nevoje do caktohet edhe ndonjë prokuror tjetër.

“Gjitha këto veprime nga kjo prokurori, janë ndërmarr në koordinim të plotë me Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi. Prokuroria e Pejës, me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe luftimit të kësaj dukurie do të mbajë çdo dy javë takime të rregullta.  Vlen të theksohet se lidhur me rastet e mashtrimit të listave të veteranëve, Prokuroria Themelore e Pejës, ka hapur disa hetime dhe njëkohësisht ka ngritur një aktakuzë muajin e kaluar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test