Gazmend Muhaxheri qau me zë, shkak BOREA - Bota Sot
Gazmend Muhaxheri qau me zë, shkak BOREA

Peja

E mërkurë, 17 tetor 2018

Gazmend Muhaxheri qau me zë, shkak BOREA

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 16:22
Gazmend Muhaxheri

Resorti turistik BOREA në Pejë pas një periudhe dekadëshe ka filluar të ndërtohet. Por, kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri u pa tepër i emocionuar.

Ai qau me lot dhe në zë teksa e quajti projekt të vogël që realizon ëndrrat e mëdha të gjeneratave të reja.

Sipas tij, 40 vjet, janë dy gjenerata që kanë ëndërruar për të realizuar këtë projekt.

Muhaxheri: Po ndërtohet për gjeneratat e reja

“Në kohën e globalizimit i cili ka përfshi krejt botën e neve po na fut në kthetrat e saj, një ëndërr si Borea do t’i shërbejë gjeneratave të ardhshme. Ky projekt nuk po ndërtohet për Gazmendin, Kujtimin, Durimin, Shkumbimin, Dritonin, Petritit ky projekt po ndërtohet, që një ditë .... (pëmend emra fëmijësh) të kenë shancin me ëndërru një ëndërr më të madhe ...........Të kenë mundësinë që ata që do lindin në këtë qytet të madh, ta kujtojnë këtë ditë se ëndrrat e tyre të mëdha do të realizohen fal një ëndrre të vogël që ne po e realizojmë sot”, tha ai e nuk mundi të ndalte veten duke qarë.

Të gjithë të pranishmit e duartrokitën.

Konzorciumi fitues për ndërtimin e saj është “FILEIT”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test