Deçan: Zyrtarët policor dhurojnë gjak - Bota Sot
Deçan: Zyrtarët policor dhurojnë gjak

Peja

E hënë, 22 tetor 2018

Deçan: Zyrtarët policor dhurojnë gjak

Nga: Adem Lushaj Më: 17 shtator 2018 Në ora: 21:31
Zyrtarët policor të Stacionit në Deçan

Zyrtarët policor të Stacionit në Deçan, pos punës së përditshme në sigurinë qytetare, nuk kursejnë as gjakun për të shpëtuar jetë njerëzish. Ata, të prirë nga komandanti i këtij Stacioni, Nysret Xhurkaj, në mënyrë vullnetare, iu kanë nënshtruar dhurimit të gjakut, duke treguar se “policia është e gatshme në çdo kohë, të jep edhe gjakun për tu dalë në ndihmë qytetarëve të vendit”.

Sipas tyre, assesi nuk hezitojmë të japim çdo gjë nga vetja, jo vetëm gjakun nga damarët e trupit, por edhe jetën në mbrojtje të njerëzve dhe respektim të Kushtetutës së vendit”, shprehët togeri Nysret Xhurkaj, që së bashku me kolegët e tij, jepnin dozat e “shtrenjta” të lëngut të kuq. Gjithnjë sipas komandantit Xhurkaj, qytetarët duhet ta ndjejnë se jemi në përkrahje dhe mbrojtje të tyre, në respektim të ligjeve dhe institucioneve të shtetit të Kosovës. Sikurse komandati deklarohet edhe zyrtarja policore Burbuqe Kukleci, për të cilën nuk është hera parë që jep gjakun e saj, për të shpëtuat jetë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test