Ndahen 21 milionë euro për impiantin e ujërave të zeza në Pejë - Bota Sot
Ndahen 21 milionë euro për impiantin e ujërave të zeza në Pejë

Peja

E mërkurë, 17 tetor 2018

Ndahen 21 milionë euro për impiantin e ujërave të zeza në Pejë

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 15:48
Foto

Komuna e Pejës së shpejti do të bëhet me impiantin e ujërave të zeza, ndërtimi i së cilës do të kushtojë rreth 21 milionë euro, prej të cilave 3.8 milionë janë siguruar nga MMPH, 3.2 milionë nga komuna, ndërsa mjetet tjera vijnë nga qeveria gjermane dhe ajo zvicerane.

Kjo është bërë e ditur gjatë një vizite që ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi bëri sot në qytetin e Pejës, ku është takuar me kryetarin e komunës Gazmend Muhaxheri dhe kreun e kompanisë rajonale së ujësjellësit Agron Tigani.

Matoshi tha se ky investim po bëhet për t'iu siguruar qytetarëve të Pejës ujë të pijshëm të pastër.  

Matoshi: Qytetarët do të kenë ujë të pijshëm të pastër

"Ministria nga dita e nesërme do ta lëshojë mjetet me shumën prej 3.8 milionë euro për impiantin e ujërave të zeza në rajonin e Pejës dhe për këtë qëllim HidroDrini ka tashmë një llogari të veçantë ku mjetet tona të Qeverisë së Kosovës me vlerën 3.8 milionë do të bashkohen me vlerën 3.2 milionë euro të Komunës së Pejës të ndara për këtë qëllim, me 8 milionë të Qeverisë gjermane përmes KFV dhe 6 milionë të Qeverisë së Konfederatës Zvicerane përmes Sekos. Është projekti më madhori dhe më i rëndësishmi për qytetarët e komunës së Pejës e rrethinës", tha ai.

Kryetari Muhaxheri falënderoi Ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor për përkrahjen që po i japin Komunës së Pejës, ndërsa kryetari i KRU “Hidrodrini”, Agron Tigani tha se ndërtimi i kësaj fabrike bëhet në bashkëfinancim me bankën gjermane KfW, Zyrën zvicerane, MMPH-në dhe Kuvendin Komunal të Pejës.

Tigani: Investimi shkon rreth 21 milionë euro

“Ky investim është diku 21 milionë euro. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përkatësisht Qeverisa me 3.8 milionë euro. E falënderojmë ministrin që e patëm në vizitë. Ky është ministri i dytë që na viziton, shpresoj që do të kemi edhe vizita të tjera”, tha Tigani./KosovaPress/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test