Peja e mbushur me mbeturina - Bota Sot
Peja e mbushur me mbeturina

Peja

E premte, 19 tetor 2018

Peja e mbushur me mbeturina

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 08:37
Peja e mbushur me mbeturina

Anëtari i Kuvendit Komunal të Pejës nga Alternativa, Reshat Nurboja ka postuar disa fotografi nëpër vende të ndryshe në qytetin e Pejës, ku shihet se mbeturinat nuk ka vend që nuk gjenden, madje me ato janë mbushur edhe lokalet e pa shfrytëzuara.

Nurboja, i cili ka qenë edhe kandidat i Alternativës për kryetar të komunës së Pejës, ka shkruar se Peja historikisht ka qenë një nga qytetet më të bukura dhe më të pastra në Kosovë, ndërsa, sot vlerësohet si një nga qytetet më të papastra në Evropë.

“A e meriton Peja një shëmti të tillë...! Kjo është vetëm një pjesë shumë e vogël e imazhit aktual të Pejës dhe atë nga pjesët qendrore të qytetit e të shtratit të lumit...Nga pjesët tjera”, ka shkruar ai në Facebook.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test