Aksident në Pejë, ka edhe të lënduar

Peja

Aksident në Pejë, ka edhe të lënduar

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 19:19
Pamje nga aksidenti

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Treboviq të Komunës së Pejës.

Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete, ku rimorkio e njërës veturë aksidentoi veturën tjetër.

Një person ka pësuar lëndime trupore por është jashtë rrezikut për jetë.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës Xhevat Ibraj.

Vetura që ka pësuar dëme të mëdha materiale është e firmës së ‘Coca-Colas’.

Të aksidentuarve, në ndihmë besohet t’iu kenë dalur edhe disa pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat