Diskutohet për bashkëpunimin polici-prokurori në Pejë - Bota Sot
Diskutohet për bashkëpunimin polici-prokurori në Pejë

Peja

Diskutohet për bashkëpunimin polici-prokurori në Pejë

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 11:01
Pejë

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, ka vizituar pesë stacione policore të Pejës, Klinës, Istogut, Deçanit dhe Junikut, që janë nën kompetencë të kësaj prokurorie, me ç’rast është takuar me komandantët dhe shefat e hetimeve.

Gjatë këtyre takimeve u diskutua për problemet aktuale të kriminaliteti në rajon të Pejës, por edhe dukurive kriminale që janë me karakteristike nëpër stacionet policore përkatëse.

Gjithashtu, u dakordua që me prioritet të trajtohen raste kur i dyshuari gjendet në ndalim policor, për proceduarat e sekuestrimit dhe rastet e recidivizmit, në këtë kontest u diskutua edhe për avancimin e bashkëpunimit në relacionin polici- prokurori.

Vlen të theksohet se kjo është vizita e dytë që iu bëhet stacioneve policore të rajonit të Pejës, gjatë këtij mandati nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...