Pal Lekaj tregon se kur përfundon Ura e Balincës - Bota Sot
Pal Lekaj tregon se kur përfundon Ura e Balincës

Peja

Pal Lekaj tregon se kur përfundon Ura e Balincës

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 14:26
Punimet

I pari i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka inspektuar sot punimet në urën e Balincës, në autostradën Prishtinë-Pejë, për të parë nga afër zhvillimin e punimeve në këtë segment rrugor, si dhe për të verifikuar nëse gjithçka po shkon sipas dinamikës së paraparë.

Lekaj ka dëgjuar nga banorët e Balincës të gjitha preokupimet që ata i kanë lidhur me këtë projekt, duke i siguruar ata se gjithçka do të bëhet sipas standardeve dhe projektit të paraparë.

Gjatë kësaj vizite, Lekaj ka kërkuar nga kompania kontraktuese e cila ka përsipër ndërtimin e kësaj ure, të punojnë në mënyrë korrekte dhe në bazë të specifikacioneve të parapara me kontratë.

Pritet që këto punime të përfundojnë në fund të nëntorit dhe ky segment të jetë i gatshëm për lëvizjen e lirë të automjeteve.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test