Në Pejë u arrestua një person, i cili pasi ndaj tij në objektin e Gjykatës Themelore ishte shpallur aktgjykim dhe ishte dënuar me gjashtë vjet burgim, e kishte sulmuar avokatin e tij mbrojtës, të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore.
SIç njofton policia, i dyshuari është prangosur nga oficerët korrektues dhe është dërguar në qendrën e paraburgimit në Pejë