Pejë, pasi i shqiptohet dënimi godet me grushte avokatin - Bota Sot
Pejë, pasi i shqiptohet dënimi godet me grushte avokatin

Peja

Pejë, pasi i shqiptohet dënimi godet me grushte avokatin

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë përmes një kumtese për media ka bërë të ditur një rast të sulmit që ka ndodhur brenda gjykatës.

Pas shpalljes së aktgjykimit në Gjykatën Themelore në Pejë – Departamenti për të Mitur, ndaj të pandehurit M.N, i akuzuar për vepër penale dhunim, të dënuarit pasi ju kumtua dënimi, nga kërriga e të akuzuarit papritmas ka reaguar duke e sulmuar mbrojtësin e tij të cilin e godet me grusht dy herë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Menjëherë, oficerët e Njësitit për Përcjellje të Qendrës së Paraburgimit në Pejë kanë intervenuar, situata është vënë nën kontroll dhe me urdhër të Kryetares së Trupit Gjykues i pandehuri është kthyer në Qendrën e Paraburgimit në Pejë ndërsa, procedura e mëtutjeshme ndaj tij do të vazhdohet nga organet e rendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...