Instituti Pyjor në Pejë, përkrahë pyllëzimin e hapësirave shkollore - Bota Sot
Instituti Pyjor në Pejë, përkrahë pyllëzimin e hapësirave shkollore

Peja

Instituti Pyjor në Pejë, përkrahë pyllëzimin e hapësirave shkollore

Nga: Adem Lushaj Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 17:17
Pejë

Me qëllim të rregullimit dhe pyllëzimit të hapësirave shkollore, Agjensioni Pyjor i Kosovës, përmes Institutit në Pejë, ka furnizuar me fidane, Shkollën fillore "Rexhep Kadrijaj" Rastavicë. Sipas drejtorit të Shkollës, Blerim Selmonaj, përkrahja e dhënë nga APK-ja, obligon që kujdesi ndaj mjedisit shkollor, të jetë në planin afatgjatë të shkollës.

"I jemi mirënjohës kryeshefit të APK-së, Ahmet Zejnullahu, si dhe zyrtarëve të Institutit të Pejës, për gatishmërinë që treguan në furnizim me fidanë të pishës (Pinus Sylvestris), për pyllëzim të sipërfaqes prej 0.70 hektarë, sipërfaqe që dikur ishte e mbushur me therrë. Selmonaj ka treguar se ditë më parë, së bashku me stafin punues dhe Këshillin e shkollës, kishin hartuar një projekt me qëllim të ruajtjes së mjedisit shkollor, e që do ndikon edhe në ngritjen e vetëdijes për ruajtje të natyrës së bukur që ka Komuna e Deçanit.

"Pasi kishim marr miratimin e Këshillit të shkollës, iu kishim drejtuar me një kërkesë, kryeshefit të Agjensionit Pyjor të Kosovës, Ahmet Zejnullahu,  i cili ka dhënë mbështetje të mënjehershme kërkesës sonë, të cilës ia kishim bashkëngjitur edhe projektin e detajuar", ka treguar drejtori i "Rexhep Kadrijaj" të Rastavicës, duke thënë se mbjelljen e tyre po e bëjnë stafi teknik, së bashku me nxënësit dhe mësimdhenësit e kësaj shkolle. 

"Aprovohet kërkesa e Shkollës "Rexhep Kadrijaj" për furnizim me fidanë, furnizim që bëhet nga fidanishtja e Institutit të Pejës", ishte përgjigjja e menjëhershëm e Kryeshefit të APK-së, Ahmet Zejnullahu, i cili është shprehur i gatshëm të përkrahë projektet e shkollave që kanë për qëllim ruajtjen e natyrës, e aq më shumë të asaj shkollore. "Projektet e pyllëzimit do gjejnë përkrahjen e vazhdueshme nga ana jonë, e aq më shumë të shkollave, anekënd Kosovës", shprehur Zejnullahu, duke thënë se ruajtja e pyjeve dhe pyllëzimi i sipërfaqeve të pa pyllëzuar, janë në prioritet të Agjensionit të cilin e drejton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...