Një muaj paraburgim për kanosje të personave zyrtarë - Bota Sot
Një muaj paraburgim për kanosje të personave zyrtarë

Peja

Një muaj paraburgim për kanosje të personave zyrtarë

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 14:34
Gjykata Themelore në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit H.B., për shkak se kishte kanosur personat zyrtar në sallën e Gjykatës Themelore në Pejë-Dega në Klinë.

Më datë 14.11.2018, rreth orës 09:35, në sallën e Gjykatës Themelore në Pejë – Dega në Klinë, H.B. kanosi prokuroren e shtetit dhe gjyqtaren në lidhje me punën e tyre, duke iu thënë me fjalët “do të ju vras”.

Në momentin kur zyrtarët policor provojnë ta arrestojnë, i pandehuri nuk iu bind urdhrit verbal të policisë dhe rezistoi gjatë kohës së arrestimit duke i fyer dhe sharë policët.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...