Grabiti 210 euro, tre vjet burg

Peja

Grabiti 210 euro, tre vjet burg

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 15:36
Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me tre vjet burg B.S për një grabitje që kishte ndodhur para tri vjetësh në Studenicë të Istogut.

Sipas Gjykatës B.S shpallet  fajtor  sepse më 4 tetor 2015, rreth orës 21:25 në fshatin Studenicë, në kanosje serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, ka përvetësuar pasurinë e luajtshme të personit të tillë me qëllim që t’i sjell vetes dobi pasurore të kundërligjshme në atë mënyrë që, derisa i dëmtuari I.B ishte duke qarkulluar me automjetin e tij së bashku me të dëmtuarën Q.D, në drejtim të fshatit Radavc, me të arritur në kthesën e parë të rrugës, i pandehuri pasi i del i pari automjetit dhe me pistoletën e tij e detyron të dëmtuarin I.B ta kthej automjetin në krahun e djathtë dhe ta fus në një rrugicë dytësore dhe të del nga vetura duke ju drejtuar me fjalët “krejt paret çka i ki në kuletë nxirri dhe mi jep” me ç’rast i dëmtuari i nxjerr të hollat në shumë prej 210 (dyqindedhjetë) euro, të cilat pasi i pandehuri i merr largohet nga vendi i ngjarjes “

Me çka i pandehuri B.S ka kryer  veprën penale grabitje 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat