Gjykata refuzon padinë e Haradinajt ndaj Muhaxherit

Peja

Gjykata refuzon padinë e Haradinajt ndaj Muhaxherit

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 09:48
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Gjykata Themelore e Pejës ia ka refuzuar padinë kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj që kishte bërë ndaj kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxheri

“Gjykata  pas shqyrtimit të dosjes së lëndës, bazuar në prova dhe në ligj konkretisht, në Ligjin e Procedurës Kontestimore dhe Ligjin Civil kundër Shpifjes dhe Fyerjes, ka shpallë aktgjykim me të cilin ka refuzuar si të pabazuar kërkesëpadinë e paditësit Ramush Haradinaj – Kryeministër i Republikës së Kosovës, me të cilën ka kërkuar që të detyrohet i padituri Gazmend Muhaxheri – Kryetar i Komunës së Pejës, që në emër të kompensimit të dëmit jo material nga deklarata e shpifjes në të përditshmen ‘Der Standard’, paditësit t’i paguaj shumën prej 250 mijë euro”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Pejës.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese, në afat prej 15 ditësh nga dita e marrjes së të njëjtit, Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

***

Gjykata Themelore në Pejë ka refuzuar padinë e Kryeministrit Ramush Haradinaj bërë kryetarit të Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri në vitin 2015 për shpifje.

Gjykatësja e rastit, Ganimete Puka, ka thënë se nuk ka bazë ligjore të mjaftueshme dhe as prova.

Në seancë nuk kanë qenë të pranishëm asnjëra palë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat