AAK e Pejës: Komuna e Gazmend Muhaxherit shpenzoi 222 mijë euro për telefona

Peja

AAK e Pejës: Komuna e Gazmend Muhaxherit shpenzoi 222 mijë euro për telefona

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 17:52
AAK e Pejës

Dega e AAK-së në Pejë ka dal sot në një konferencë për media duke prezantuar disa të dhëna të marra nga auditori që sipas tyre bëhet fjalë për shpenzimet nga zyrtarët e komunës së Pejës.

Ardit Gërvalla ka prezantuar shifrat e këtyre shpenzimeve e që sipas të cilit ato tejkalojnë çdo standard normal.

Gërvalla ka thënë se për këto dukuri fajtor është kryetari i komunës Gazmend Muhaxheri dhe drejtorët e tij politik. 

“Vetëm në mëditje komuna e Pejës gjatë kësaj qeverisje ka shpenzuar 57 mijë e 916 euro e 59 cent. Shpenzime të telefonit gjatë periudhës 2014-2017, komuna e Pejës, ka shpenzuar 222 mijë e 450 euro e 91 cent. Nëse ndalemi dhe analizojmë raportet, tek shpenzimet për vaj dhe antifriz për vetura, Komuna ka shpenzuar 22 mijë euro, dhe këtë vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti. Nëse krahasojmë raportin në vitin 2017 komuna ka shpenzuar për këtë kategori vetëm 5 mijë euro, për një vit në këto shpenzime ka pasur një rritje mbi 300%. Vërtetë lind pyetja se sa vetura ka Komuna e Pejës në dispozicion dhe se ku servisohen këto vetura, në Zvicër apo në Kosovë!? Kjo sepse ne të gjithë kemi vetura dhe jemi në dijeni se sa kushton njës servis i Vajit dhe Antifrizit. Pra nuk duhet të jesh as ekonomist i diplomuar dhe as ekspert i kësaj çështje, për ta kuptuar së këtu Komuna ka manipuluar me buxhetin dhe paranë publike”, ka thë në Gërvalla.

Sipas tij komuna po i mbanë fshehur disa raporte nga  qytetarët dhe mediat, e që siç tha Gërvalla po mundohen të sjellin  mjegull, me disa takime publike shkel e shko.

“Qeverisja komunale në Pejë, në krye me kryetarin aktual ka keqpërdorur buxhetin dhe paranë publike të komunës së Pejës, e këtë në këto forma: -komuna e Pejës për gjatë kësaj qeverisje ka paguar dënime gjyqësore mbi 5 milionë euro, vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti, komuna e Pejës ka paguar afër 1 milion euro. Padyshim që deri në përfundim të vitit 2018 komuna e Pejës me këtë kryetar humb rreth 6 milionë euro si pasojë e mosrespektimit të ligjit, respektivisht mosrespektimit të vendimeve gjyqësore. -Kjo poashtu edhe si pasojë e mospërmbushjës së kontratave me operator të ndryshëm, që ne dyshojmë që ka ndodhur qëllimisht me marrëveshje nga të dyja palët. Kjo na lënë për të kuptuar që përfitues në këtë aspekt kanë qenë disa akterë komunal. - Sipas raportëve të auditorit, del që komuna e Pejës ka mbi 70 shkelje ligjore apo rekomandime, kjo ka ardhur natyrisht si rezulatat që kryetari qeverisë me parim in “ E kemi shkelur Ligjin, e jo Livadhin”. Komuna e Pejës, prej Janarit të këtij viti deri në shtator, sipas raportit të Drejtorisë së Financave, ka shpenzuar 140 mijë e 694 euro e 25 cent vetëm karburante për vetura. E që sipas llogaritjeve tona i bije që komuna e Pejës, zyrtarët komunal kanë shpenzuar rreth 700 litra karburant në ditë?!”, tha Gërvalla.

Gërvalla tha se disa qëndrime të kryetarit të Pejës janë në kundërthënie në lidhje me raportet e auditorit dhe investimet në infrastrukturë.

“Borxhi publik i komunës së Pejës, vetëm në mallra dhe shërbime, sipas raportit të auditorit, kalon vlerën 1.5 milion euro, mirëpo kryetari në një emision televiziv me datën 29 nëntor  ka deklaruar që komuna e Pejës nuk ka borxhe dhe kjo del të jetë një gënjeshtër tipike e tij. Këtu kam raportin e auditorit i cili vërteton të kundërtën kryetar. Prandaj mos i gënjeni qytetarët siç je duke i gënjyer me promovimin e rrugëve që po asfaltohen në komunën e Pejës, e që mjetet për realizimin e atyre projekteve janë nga Ministria e Infrastrukturës. Kjo qeverisje di-ta ditës është duke treguar fundin e saj, duke mos menduar për nevojat e qytetarit të komunës së Pejës, por vetëm për interesa personal dhe klienteliste”, ka thënë Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat