Mejreme (Mahmutaj) Shoshi

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Mejreme (Mahmutaj) Shoshi

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 23:53
Mejreme (Mahmutaj) Shoshi

Sot, po bëhet një vit e dashur Nënë!

Vërtetë jeta qenke plot plagë, nga dita në ditë e kuptojmë se koha nuk i shëron plagët, veçse na mëson të jetojmë me to. Kaloi një vit i pamëshirshëm e lotët e malli për Ty Nënë janë ende të freskëta si ditën kur u ndamë.

S'ka fjalë as lot as vaj që e shuan mallin për Ty Mbretëresha ime.

Ti ishe një grua e fortë,një Nënë dhe një Baba për një kohë të gjatë për ne.

Na rrite dhe edukove me shumë mund e shumë sakrifica.

Nënë Ti ishe një engjëll që mbillje vetëm dashuri në zemrat tona.

Të jetosh në zemrat e atyre që le pas , do të thotë të mos vdesësh kurrë.

Jemi krenarë që të patëm të tillë , na mbajnë gjallë fjalët e tua të mençura, të cilat do të jenë gjithmonë udhërrëfim për ne . 

Shumë po na mungon  e shtrenjta ime , mungesa jote është e pazëvendësueshme.

Me mall e lot në sy të kujton: Vajza Sanija me familje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat