Hysen (Haxhi) Berisha

Perkujtime

E martë, 23 prill 2024

Hysen (Haxhi) Berisha

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 00:01
Hysen (Haxhi) Berisha

Sot, më  24.12.2018 bëhen 2 vite nga ndarja e vëllait tim të dashur.

Koha kalon si gjithmonë, por ne nuk pajtohemi që Ti nuk je në mesin tonë.

Dhimbja për Ty është plagë që nuk shkrihet lehtë,mungesa jote nuk plotësohet me asgjë. Ti ike në kohën kur ne kishim nevojë më së shumti për ëmbëlsinë dhe dashurinë tënde pa kusht.

Por ike për të mos u kthyer më kurrë, andaj ne lutemi që jeta jote e përtejshme të jetë në bukuritë e xhenetit, sepse me të vërtetë e meritoje , ishe një njeri shembull me zemër të pastër dhe bujare.

Vdekja të ndau nga jeta por jo edhe nga zemrat tona , por jemi krenarë që të patëm. Kujtimi për Ty do të jetë i përhershëm.

Me dashuri të pakufishme dhe me mall të pashuar të përkujtojnë: Motra Hysa me bashkëshortin Nezirin,djemtë Edisoni me bashkëshorten Albinën, Ardoni me bashkëshorten Gentianën, vajzat Adelina me bashkëshortin Gramosin dhe Arlinda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat