Nexhmije (Himaj) Spaija

Perkujtime

E martë, 16 prill 2024

Nexhmije (Himaj) Spaija

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 00:00
Nexhmije (Himaj) Spaija

Sot me datën 27.12.2018 bëhen 1 vit pa ty nëna, bashkëshortja dhe gjyshja jonë e dashur.

E dashura Nënë, e dashura bashkëshorte, e dashura gjyshja jonë, ka një vit që ne nuk e thërrasim emrin tënd. Ka një vit që ne jetojmë me imazhin tënd dhe flasim për Ty sikur të ishe me ne. Dhe pikërisht sot në këtë ditë të ftohtë dhjetori, u bë 1 vit, që ne t`i puthëm dhe ti mbyllëm lehtë sytë e buzëqeshur oj NËNË. U bë një vit që ne ta prekëm ballin e ngrohtë me rrudhat që t`i dhuroi jeta, dhe të përqafuam për herë të fundit duke mos u ngopur me aromën tënde. Ah sa vështirë është që kjo ndjejnë të përshkruhet me fjalë, pasi nuk ka fjalë në botë që mund ta përshkruaj dhimbjen për njerëzit e zemrës.

Që nga ajo ditë kur ta dhamë lamtumirën  e fundit, dhe kur humbëm prezencën tënde fizike në shtëpi, zemrat tona mbetën të akullta. Sa vështirë është të shkruhen këto vargje për ty, oj Nëna jonë e dashur që bërë aq shumë për ne. Thonë se të përpiqesh ta menaxhosh dhimbjen është ndjenja më e vështirë në botë dhe ashtu qenka. Sa do të donim që këtë vit të ishe me ne, ashtu si dikur, t’ju gëzoheshe festave, Vitit të Ri, borës së bardhë, por jo, ti ike e heshtur paqësisht, nën petkun e bardhë, ashtu siç ka qenë edhe zemra jote e bardhë.

Nga pamundësia që të rikthejmë kohën, i lutemi Zotit që një ditë të bëhemi bashkë oj Nëna jonë e shtrenjtë,  atje në dimensionin tjetër të jetës, atje ku flitet vetëm gjuha e bukur e Engjëjve!

Me mall do të përkujtojnë tërë jetën dhe nuk do të harrojnë kurrë: Bashkëshorti Mehmet Spaija, me djemtë Besimin, Lavdimin, Nazyfin, Kushtrimin, vajza Arta me nipat e mbesat! 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat